Acidet natyrale, antioksiduesit, vitaminat dhe mineralet e gjendura tek domatet përmbajnë veti të mira pastruese që ndihmojnë në heqjen e grimit, papastërtive, qelizave të vdekura të lëkurës dhe neutralizimin e pjesëve të yndyrshme të fytyrës.
Po ju prezantojmë një maskë efektive për rrudhat , me produkte qe gjenden në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me domate, shkruan Shendeti.com.al.
Ju duhet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurë dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni. Gjithë masën përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Domatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë si hekur, zink dhe antioksidues. Ato mund të përdoren edhe për trajtimin e problemeve me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt.
Ç’prisni për ta provuar?
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...