Maskë me djathë për të ushqyer në thellësi lëkurën e tharë nga dimri

11:11 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në këta muaj të ftohtë, lëkura e fytyrës vendoset në një provë të vështirë. Shtresa lipidike sulmohet nga moti i keq. Dushet e nxehta bëjnë të tyren.

Dhe kremi i zakonshëm mund të mos jetë i mjaftueshëm për të korrigjuar thatësinë. Për të rikthyer butësinë dhe shkëlqimin në fytyrë, realizoni një maskë me djathë të butë, të tipit quark. Merrni një lugë djathë, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri. Përziejini mirë së bashku dhe aplikojeni maskën në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Nëse dëshironi t’i jepni shkëlqim një çehreje pa jetë, krijoni maskën e djathit duke i shtuar atij një lugë kos dhe një luga vaj ulliri. Aplikojeni si metoda paraardhëse. Por kur thatësia është shumë e theksuar dhe rezulton në skuqje dhe plasaritje, shtoni pak vaj esencial kalendule tek përbërja me djathë dhe vaj ulliri. Për një veprim efikas dhe ushqyes, mund ta holloni pak djathin me lëng kastraveci. Shtimi i tërshërës është gjithashtu i shkëlqyeshëm për qetësimin e lëkurës së irrituardajthë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme