E dhe pse shumica prej jush pëlqejnë shumë për të ngrënë çokollatën dhe nuk mund ta imagjinojnë një ditë të vetme pa këtë ëmbëlsirë të shijshme, madje përpiqen ta aplikojnë edhe si përbërës kryesor për maskë fytyre.
Maska prej çokollate ndihmon lëkurën tuaj të duket e shëndetshme dhe e ndritshme. Maskë prej çokollate Ushqeni lëkurën tuaj me materie ushqyese nga çokollata që të merrni shkëlqim rinor. Kafeina stimulon qarkullimin dhe i jep lëkurës skuqje natyrale.
Çokollata, sidomos ajo e errët, me pak sheqer dhe e pasur me kafeinë, vitamina dhe minerale. Të gjitha këto substanca përmirësojnë gjakun dhe rrjedhën limfatike në lëkurën e fytyrës për të parandaluar ënjtjen. Përbërësi kryesor i çokollatës, gjalpë kakao, hidraton lëkurën, rinon dhe e shndrit atë. Ajo përmban substanca që në mënyrë natyrale shtrëngojnë lëkurën dhe rrisin elasticitetin.
Ndiqni hapat si të krijohet maskë prej çokollate. Të gjitha shqisat tuaja do të stimulohen nga kjo maskë, si dhe fytyra juaj do të ushqehet. Mund ta aplikoni edhe në zona të tjera të trupit, rekomandohet veçanërisht në pjesët e ndjeshme të qafës dhe dekoltesë. Ndani të bardhën e vezës nga e verdha dhe përzieni me ujë të ngrohtë dhe një lugë çaji salcë kosi. Kësaj përzierjeje shtoni përbërës kryesor, siç është çokollata e zezë, e cila duhet shkrirë më parë. Pastroni fytyrën dhe në lëkurë të thatë aplikoni maskën prej çokollate.
Bëni lëvizje rrethore dhe lëreni për gjysmë ore. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Shkrini 50 gramë çokollatë të zezë dhe shtoni dy lugë vaj ulliri. Përzierjen e ftohtë e vëni në fytyrën tuaj. Bëni lëvizje rrethore gjatë masazhimit dhe lëreni për gjysmë ore. Relaksohuni dhe kënaquni në aromën dhe shijen e këndshme, që do thithë lëkura e fytyrës suaj. Kjo maskë për fytyrë mund të shërbejë gjithashtu si pjesë e një rituali spa në shtëpi!
Çokollata është përbërës për shumë preparate kozmetike. Si e tillë ajo përdoret zakonisht si kakao ose pluhur kakao, pa ndonjë aditivë dhe duke përjashtuar sheqerin. Pra, kur e përdorni në shtëpi si maskë për fytyrë prej çokollate, është e rëndësishme që të zgjidhni atë me përqindje të lartë të kakaos.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League