Maskë e thjeshtë kundër lëkurës së thatë

13:24 | 2 Mars 2015
Arbresh.info

Lëkura është shumë e rëndësishme për të pasur një shëndet të shëndoshë. Ndërsa, për të arritur këtë, ne duhet të kujdesimi, duke marrë parasysh edhe ndërrimin e kohës, pasi ajo është e ndjeshme karshi saj.

Ndërrimi i stinëve është dhe shkaku kryesor që e bën atë që herë pas here të jetë e thatë. Për të pasur një lëkurë të kuruar dhe të shëndetshme ju mund të përdorni maskën me mjaltë dhe avokado.Për të realizuar këtë maskë nevojitet 1 lugë çaji pure avokadoje, 1 lugë çaji kos dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Në fillim vendosim në një në një tas të vogël të gjithë dhe i përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas e përhapim në fytyrë dhe e lëmë të qëndrojë për rreth 20-30 minuta. Avokadoja dhe mjalti e hidratojnë në thellësi lëkurën, ndërsa acidi laktik në përbërje të kosit e zbut atë, pastron poret, dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme