Trajtimi i flokëve në mënyrë natyrale është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën e kokës dhe për flokë të shëndetshëm dhe të fortë.
Përdorimi i maskave të ndryshme që gjenden në dyqane, përveç që janë të shtrenjta, shpeshherë mund t’ ju bëjnë më shumë dëm se sa dobi sepse ato përmbajnë shumë kemikale, të cilat sjellin efekte negative.
Në vazhdim jua sjellim disa maska natyrale për flokët tuaj që sjellin rezultate të shkëlqyera dhe mund t’i përgatisni në kushtet e shtëpisë.
1. Maska me vezë dhe jogurt
Të pasuruara me shumë vlera ushqyese dhe vitamina të tilla si A, B, B12 dhe D dhe shumë vitamina tjera, të cilat ndihmojnë në forcimin e flokut dhe në mos lejimin e dëmtimit të tyre.
Përbërësit:
1 apo 2 vezë
1 filxhan të vogël kos
1 lugë të vogël limon
1 lugë të mesme vaj ulliri
Bëni përzierjen e këtyre produkteve. Vendoseni këtë maskë prej rrënjës deri tek maja dhe lëreni të qëndroj për 20 minuta pastaj lani flokët dhe do t’i shihni rezultatet.
2. Maskë me banane dhe vaj kokosi
Bananet janë të përbëra nga shumë vitamina, kalium, antioksidantë. Ato konsiderohen ndër frutat më të mira për të krijuar receta të shëndetshme natyrale. Rëndësi po aq të madhe ka edhe vaji I kokosit i cili është kurues natyral.
Përbërësit:
1 banane
1 lugë vaji vaj kokosi
1 lugë qaji mjaltë
1 lugë qaji vaj ulliri
Përdoreni këtë maskë duke i ulur flokët mirë në të dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 15 minuta. Lajini flokët me ujë të vakët.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...