Kafeja është një ndër përbërësit bazë në produktet kundër celuliti, por studimet kanë treguar së fundmi se përdorimi i kafesë në maskat e fytyrës është gjithashtu shumë efektiv.
Largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe nxit rinovimin e lëkurës. Veç të tjerave ajo stimulon qarkullimin e gjakut kur e përdorni si scrub (kafe të bashkuar me pak vaj) dhe e masazhoni këtë pastë në lëkurë me lëvizje rrethore.Radikalet e lira janë molekula që, kur dëmtohen, qoftë përmes stresit, dietës, pirjes së duhanit apo produkteve të tjera, mund të shkaktojnë dëmtime të qelizave ! Janë antioksidantët ata që e ndalojnë këtë gjë dhe kafeja është plot me të tilla.
Kafeja ndriçon lëkurën dhe i jep shkëlqim.Kafeja ka të njëjtën PH si lëkura juaj, kështu që nuk do t’jua lërë atë ndjesinë e thatësisë apo yndyrës së tepërt. Tani që u bindët sa e mirë është kafeja për lëkurën tuaj, Living po ju jep dy maska
Perberesit e maskës së parë:
2 lugë çaji kafe dhe dy lugë çaji kakao pudër
4 lugë qumësht ose kos
1 lugë çaji mjaltë
Maska e dytë
Përbrësit :
Kafe turke pluhur
Qumësht
Përgatitja:
Në një enë përzieni të gjithë përbërësit, dhe përziejini derisa masa të shndërrohet në një paste kremoze.
Aplikojeni maskën në lëkurën e fytyrës, masazhojeni dhe lëreni për 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit