Disa vajza preferojnë grimin e theksuar, e disa duan më shumë pamjen natyrore. Por, në të gjitha rastet, përbërës i domosdoshëm për zbukurim është maskara
Me anë të maskarës, pamja juaj duket më mistike dhe mbresëlënëse, duke dhënë një prekje finale për çdo pamje. Me vite kanë ekzistuar vetëm dy nuanca të maskarës, e zeza dhe e kafenjta, por revolucioni i bukurisë ka sjellë një llojllojshmëri ngjyrash. Maskarat me ngjyra janë ato që do të duhej çdo zonjë t’i ketë në çantën e saj kozmetike. Edhe pse ju duket si tepër e guximshme, mos ngurroni me ngjyra.
Tirkizi, e kaltra dhe ngjyra vjollcë janë ato të cilat do t’ua theksojnë sytë dhe do ta freskojnë grimin tuaj rutinor. Nëse mendoni se cilën maskarë duhet ta përdorni me këtë grim ‘të guximshëm’, atëherë njëra ndër maskarat që preferohet nga bukuroshet e njohura nga e tërë bota, është maskara “L’Oréal Paris Miss Baby Roll”. Harroni hijet e rënda kozmetike, sidomos gjatë muajve të verës, e në vend të tyre pamjen përmirësojeni me anë të maskarës me ngjyra. Për një rezultat sa më të mirë, në rrënjën e qerpikëve vendoseni maskarën e zezë, e në maje të tyre vendoseni atë me ngjyra. Theksoni sytë tuaj me bërjen e një vije përgjatë qerpikëve me tush të syve. Mund të përcaktoheni edhe për pamjen që kërkon shtimin e hijes për sy, të variantit ‘nudo’.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...