Derisa mjekët dhe kirurgët kozmetikë kanë zbuluar shumë trajtime moderne për qarqet e errëta nën sy, ju gjithmonë mund t’i përdorni disa kura shtëpiake për mënjanim të këtyre hijeve të shëmtuara nën sytë tuaj.
Kompresa e ftohtë
Merreni pak ujë ose qumësht të ftohtë.
Zhyteni një peshqir të vogël në të.
Shtrihuni dhe mbyllni sytë.
Vendoseni peshqirin mbi sytë tuaj.
Lëreni që të qëndrojë deri në momentin kur ta humbë ftohtësinë.
Zhyteni sërish dhe vendoseni mbi sy.
Përsëriteni këtë për 10-15 minuta.
Bëjeni këtë 3-4 herë në ditë.
Trangulli i ftohtë
Merreni një trangull të ftohur dhe e preni në rrotëza. Shtrihuni dhe mbyllni sytë. Vendoseni nga një rrotëz në sytë tuaj. Kur rrotëzat e humbin ftohtësinë, merrni rrotëza të freskëta dhe vendosni në sy. Bëjeni këtë për 10-15 minuta.
Përziejeni lëngun e limonit me trangull për ta bërë atë më efikas. Karakteristikat natyrale zbardhuese të limonit do të ndihmojnë në reduktimin e ngjyrës së errët të lëkurës nën sytë tuaj.
Patatja e papërpunuar
Vendosini 1-2 patate në frigorifer, ose në pjesën e tij për ngrirje. I nxirrni më pas dhe i preni në feta të trasha. Shtrihuni dhe vendosini fetat mbi sytë tuaj duke i mbuluar edhe zonat e errëta nën ta. Lërini që të qëndrojnë për 10-15 minuta.
I grini disa patate të ngrira. Përdorini në formë të maskës për sy. Patatet e grira mund t’i vendosni edhe në ndonjë leckë dhe ta mbështillni atë për ta bërë një kompresë të ftohtë. Lëreni mbi sy për 10-15 minuta.
Maska me domate, limon dhe shafran
Përbërësit:
1 domate
Gjysmë luge sheqeri me lëng limoni
Pak shafran indian në formë pluhuri
2 lugë sheqeri me miell të leblebive
Bëjeni këtë:
Bluajeni ose shtypeni domaten dhe ia nxirrni lëngun.
Ia shtoni lëngun e limonit, shafranin dhe miellin.
I përzini mirë për ta formuar një pastë.
Aplikojeni atë rreth syve duke i mbuluar edhe qarqet e errëta.
Lëreni që të qëndrojë 15-20 minuta.
Shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Kura me mentë
Përbërësit:
1 grusht me fletë mente
Lëngu i një gjysme të limonit
Bëjeni këtë:
I shtypni fletët e mentës për t’ua nxjerrë pastën.
Ia shtoni lëngun e limonit.
Aplikojeni në qarqet e errëta.
Lëreni që të qëndrojë 15-20 minuta.
Shpëlajeni me ujë.
Përsëriteni dy herë në ditë.
Kura me çaj kamomili
Përbërësit:
2 qeska me çaj kamomili
1 filxhan me ujë të nxehtë
Bëjeni këtë:
I qitni qeskat e çajit në një filxhan.
U qitni ujë të valë mbi to.
Lëreni që të qëndrojë për 5-10 minuta.
Tani i nxirrni qeskat dhe i lini që të ftohen.
Kur të jenë ftohur, i merrni qeskat, shtrihuni, mbyllini sytë dhe i qitni qeskat mbi sy.
Lërini që të qëndrojnë 15-20 minuta.
Përsëriteni për çdo ditë.
Masat parandaluese
Pini shumë ujë.
Hani më shumë perime me fletë të gjelbra.
Reduktojeni konsumimin e kripës.
Konsumoni ushqime të pasura me vitamina A dhe E. Në fakt, një dietë e balancuar që përmban të gjitha materiet ushqyese si vitaminat, mineralet etj. Siguron që kurrë të mos përballeni me një problem, siç është ai i qarqeve të errëta nën sy.
Flini mjaftueshëm. Sa duhet të flini varet nga personi në person. Zakonisht 7-8 orë gjumë konsiderohen si të mjaftueshme.
Ushtroni. Çfarëdo ushtrimi si ecja, vrapimi, aerobiku, joga, është i dobishëm.
Shmangeni ekspozimin në diell. Mbani syze dielli kur të dilni jashtë.
Të gjitha këto masa do të duhej të jenë të mjaftueshme për t’i parandaluar qarqet e errëta nën sytë tuaj. Nëse jo, përdoreni ndonjërën prej kurave shtëpiake ose vizitojeni mjekun për ta përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje, simptomë e së cilës mund të jenë qarqet e errëta nën sytë tuaj
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...