Janë disa faktorë që ndikojnë në kualitetin e flokëve tuaj. Ndotja e ajrit, ekspozimi në diell, uji me klor, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetikore janë vetëm disa nga ta.
Pavarësisht se shumë nga ne besojmë se produktet kozmetikore për flokë kanë efekt, e vërteta është se pothuajse të gjitha ato janë të mbushura me kemikalie dhe përbërës të tjerë që më shumë na dëmtojnë flokët se sa na përmirësojnë ato.
Por, ne po ju sjellim një tretman natyral që është shumë efektiv për të përmirësuar kualitetin e flokëve tuaj, ashtu si edhe i bën mirë lëkurës së kokës tuaj.
Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim, transmeton Klan Kosova.
Mbi të gjitha, u jep flokëve shumë ushqyesë dhe vitamina që janë esencial për rritjen e flokëve.
Përbërësit:
Një banane e shtypur
Lëngu i një limoni
2 litra qumësht
Si ta përgatisni këtë maskë?
Filloni duke e ngrohur qumështin, por keni kujdes të mos e ngrohni shumë. Shtoni më pas bananen e shtypur dhe lëngun e limonit.
Përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
Vendoseni maskën në kokë dhe flokë. Masazhojeni butësisht derisa të vëreni se maska ka filluar të absorbohet, më pas mbështillni flokët me letër alumini dhe lëreni të qëndrojnë kështu për 15-30 minuta.
Në fund, pastrojini flokët tuaj me shamponin e zakonshëm.
Për të pasur rezultate sa më të mira, aplikojeni këtë maskë dy herë në javë./Klan Kosova
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...