Kur bëhet fjalë për trendet e bukurisë, të gjithë presin të shohin spektakël.
Maska e fundit që do t’ju tregojmë vjen nga Koreja e Jugut.
Bëhet fjalë për një maskë xhel, e cila tërheq plotësisht lëkurën e fytyrës tuaj, saqë edhe lëvizja më e vogël do të shkaktonte të çara të saj.
Është e çuditshme, por sikurse shkruan “Elle” kjo është maska që të gjithë po kërkojnë këto kohë.
Drew Barrymore ka qenë një përdoruese e hershme e kësaj maske, duke treguar se kur e heq duket 10 vite më e re.
Madje edhe fotot e postuara prej saj demostrojnë më së miri këtë efekt.
Kjo maskë rregullon të gjitha shqetësimet e fytyrës, rregullon poret dhe rrudhat brenda një muaji, nëse përdoret një herë në javë.
Për shkak të përbërësve të saj orientalë si: ekstrakti i lotusit, ekstrakti i pemës orientale, ekstrakti i çajit të gjelbër, luleve të thata, vaji i frutave dhe ekstraktin e disa bimëve orientale që përmban, ajo ka edhe këto aftësi rigjeneruese të lëkurës së fytyrës.
Maska vjen në dy pjesë, duke u shoqëruar edhe me serum.
Momentalisht sipas revistave botërore të bukurisë, kjo maskë nga Korea e Jugut është më e kërkuara.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi