Gratë nga Japonia bëjnë pjesë pa dyshim në mesin e grave më të bukura në botë.
Kjo kryesisht për shkak se lëkura e fytyrës së tyre duket sikur porcelan, pa rrudha të shkaktuara nga mosha.
Nëse nuk e keni ditur, kjo jo domosdoshmërisht ndodh për shkak të “gjenit të bukurisë” por edhe për shkak të eliksirit të mahnitshëm që i ndihmon ato të qëndrojnë të reja përgjithmonë.
Ne do të zbulojmë sekretin e grave aziatike që ruan bukurinë dhe vitalitetin e lëkurës së tyre, transmeton Klan Kosova.
Ju më në fund nuk do të duhet që të shpenzoni shuma të majme parash në trajtimet e salloneve të bukurisë dhe produktet kozmetikore sepse përbërësi kryesor në këtë maskë është thjesht orizi.
Orizi jep rezultate të mrekullueshme në lëkurë sepse e rigjeneron atë.
Aplikojeni këtë maskë me bazë orizin që do të reduktojë rrudhat tuaja dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë.
Përbërësit që ju duhen për këtë maskë:
1 lugë gjelle mjaltë
3 lugë gjelle oriz
1 lugë gjelle qumësht
Si ta përgatisni këtë maskë?
Ziejeni orizin dhe më pas kullojeni, duke e vendosur ujin që e keni zier orizin mënjanë. Shtoni një lugë të qumështit të nxehur paraprakisht në oriz dhe përzieni mirë.
Më pas, shtoni edhe mjaltin.
Aplikojeni maskën në fytyrën e pastruar dhe tharë paraprakisht. Lëreni maskën të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujin e orizit që e keni lënë mënjanë në fillim.
Uji i orizit ka veti antioksiduese që do t’ju ndihmojnë të ushqejë dhe hidratojë lëkurën dhe gjithashtu të përmirësojë qarkullimin duke shmangur shenjat dhe rrudhat në fytyrë.
Ju duhet ta përsëritni këtë procedurë një herë në javë dhe do të keni një lëkurë që do të duket 10 vjet më e re.
Ju poashtu do të keni lëkurë të pastër, të hidratuar dhe të shëndetshme si dhe do të keni mbrojtje kundër rrezeve të diellit./kk/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”