Kur bëhet fjalë për trendet e bukurisë, të gjithë presin të shohin spektakël. Maska e fundit që do t’ju tregojmë vjen nga Koreja e Jugut.
Bëhet fjalë për nje maskë xhel, e cila tërheq plotësisht lëkurën e fytyrës tuaj, saqë edhe lëvizja më e vogël do të shkaktonte të çara të saj. Është e çuditshme, por sikurse shkruan “Elle” kjo është maska që të gjithë po kërkojnë këto kohë.
Drew Barrymore ka qenë një përdoruese e hershme e kësaj maske, duke treguar se kur e heq duket 10 vite më e re. Madje edhe fotot e postuara prej saj demostrojnë më së miri këtë efekt. Kjo maskë rregullon të gjitha shqetësimet e fytyrës, rregullon poret dhe rrudhat brenda një muaji, nëse përdoret një herë në javë.
Për shkak të përbërësve të saj orientalë si: ekstrakti i lotusit, ekstrakti i pemës orientale, ekstrakti i çajit të gjelbër, luleve të thata, vaji i frutave dhe ekstraktin e disa bimëve orientale që përmban, ajo ka edhe këto aftësi rigjeneruese të lëkurës së fytyrës. Maska vjen në dy pjesë, duke u shoqëruar edhe me serum. Momentalisht sipas revistave botërore të bukurisë, kjo maskë nga Korea e Jugut është më e kërkuara.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...