Google ADS

Maska që e bën lëkurën të duket si e foshnjeve

15:14 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Maskat e shtëpisë, kanë rezultuar më efektive se ato që mund të bëni në sallonet e bukurisë. Së pari, është e sigrut që nuk vendosni në fytyrë kimikatet që nuk iu dini prejardhjen dhe, së dyti, shpenzoni shumë më pak para.

Po ju sjellim, më poshtë, një recetë japoneze që e bën fytyrën tuaj të duket si ajo e japonezeve, gjithnjë e pastër e me shkëlqim. Sigurisht, si në çdo gjë tjetër te japonezeve, as në maskën e bukurisë, nuk mund të mungonte orizi, shkruan Living.

Përbërësit e maskës:

2 lugë ujë të distiluar
3 lugë kafeje oriz integral
Dy lugë krem avokadoje të pjekur shumë
1 lugë kafeje mjaltë

Përgatitja:

Zieni për disa minuta orizin dhe më pas kullojeni.

Ujin mbajeni sepse do t’iu duhet për në fund, pasi të keni aplikuar maskën. Përzieni orizin me avokadon dhe mjaltin. Trazojeni mirë derisa të përftoni një masë homogjene.

Lyeni me të fytyrën dhe lëreni të veprojë për disa minuta në lëkurë. Pastrojeni fytyrën me ujin e orizit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme