Maska me gështenja për fytyrë të yndyrshme

00:47 | 11 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, këtë problem mund ta zgjidhni me një maske natyrale me gështenjë.

Gështenja përmban niseshte, proteinë, vitaminë B1, C dhe K, njofton Klan Kosova

Bluani një gështenjë dhe pluhurin që do të fitoni përzieni me një lugë mjaltë deri në formimin e masës dhe vendoseni në fytyrë të pastruar, mbajeni për 15 minuta maskën, pastaj pastroni me ujë të vakët.

Lëkura do të jetë e butë, më e pastër dhe më e freskët, këtë maskë bëjeni një herë në javë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme