Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë probleme të tilla si puçrra fytyre, njolla lëkure dhe rrudha. Stresi i përditshëm, ushqimi i dobët, mungesa e hidratimit dhe faktorët gjenetikë janë padyshim shkaqet kryesore.
Përbërësi kryesor i maskës është shafran i Indisë, një erëz e pasur me veti pastruese dhe rinovuese, që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër dhe eliminimin e njollave dhe rrudhave.
Për të përgatitur maskën, derdhni pak ujë dhe disa pika lëng limoni në një enë. Më pas shtoni një lugë gjelle shafran Indie dhe përziheni mirë derisa përzierja të bëhet homogjene dhe e trashë.
Aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën, duke u kujdesur që të mos prekni sytë. Prisni gjysmë ore, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Maskën përdoreni gjithmonë në mbrëmje dhe kurrë gjatë ditës. Ekspozimi i lëkurës në diell pas aplikimit të lëngut të limonit mund të ketë efekt të kundërt dhe të favorizojë shfaqjen e njollave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...