Maska e parë me kafe dhe kokos për shkëlqim të lëkurës
Kafeja është një antioksidant dhe nxit qarkullimin e gjakut. Gjithashtu lufton dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit, shkruan “IconStyle”.
Vaji i kokosit ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore gjë që ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga ndotësit e jashtëm.
Përveç kësaj është jashtëzakonisht hidratues për lëkurën. Gjithashtu rigjeneron lëkurën duke e bërë që të shkëlqejë.
Produktet që ju duhen:
1 lugë gjelle kafe
1 luge gjelle vaj kokosi
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj kokosi derisa të krijohet një pastë homogjene.
Pastrojeni fytyrën dhe lejoni që të thahet.
Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për të paktën 15 minuta. Para se ta largoni maskën, masazhojeni edhe njëherë lehtësisht në fytyrë.
Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët. Nëse ju ka mbetur pak nga kjo maskë pa u pastruar, largojeni me një peshqir të butë dhe të pastër.
Këtë maskë aplikojeni dy deri tri herë në javë!
Maska e dytë me kafe dhe vaj ulliri për lëkurë të thatë
Vaji i ullirit është i njohur për të hidratuar lëkurën. Është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E.
Vitamina A forcon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, vitamina D ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, vitamina K lufton shenjat ose venat në lëkurë dhe vitamina E e ushqen lëkurën.
Kafeja ngushton enët e gjakut duke larguar ënjtjet në fytyrën tuaj të shkaktuara nga prania e toksinave.
Produktet që ju duhen:
1 lugë gjelle kafe e bluar
1 lugë gjelle vaj ulliri
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Përzieni një lugë gjelle kafe të bluar dhe një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër derisa të krijohet një pastë homogjene.
Aplikojeni këtë pastë në fytyrë. Lëreni të qëndrojë për 5 deri 10 minuta dhe masazhojeni fytyrën me lëvizje rrethore.
Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe nëse ka mbetur diçka nga kjo maskë largojeni me një peshqir të butë.
Këtë maskë apikojeni dy-tri herë në javë për të trajtuar lëkurën e tharë
Maska e tretë me kafe dhe limon për lëkurë të yndyrshme
Limoni është i pasur me vitaminë C e cila forcon elasticitetin e lëkurës dhe frenon prodhimin e tepërt të yndyrës duke e mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe pa yndyrë.
Produktet që ju duhen:
1 lugë gjelle kafe të bluar
Lëng limoni (mjaftueshëm për të krijuar një pastë homogjene)
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Përzieni kafenë dhe lëngun e limonit. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe qafë.
Lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën.
Këtë maskë aplikojeni një herë në javë, nëse keni lëkurë të yndyrshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...