Kosi është i pasur me kalcium, proteina, vitaminë D dhe probiotikë dhe nuk ka dyshim se ai siguron jo pak përfitime për organizmin tuaj.
Por, a e dini se mund të jetë gjithashtu një përbërës që mund të bëjë mrekulli edhe për lëkurën tuaj. Kur aplikohet në lëkurë, një maskë me bazë kosi mund të ndihmojë të hidratojë, të lehtësojë djegien nga dielli, të ndriçojë dhe të eksfolojojë lëkurën tuaj.
Ne ju sjellim më poshtë disa maska me përbërës të ndryshëm, por me bazë kosin, për të trajtuar probleme të ndryshme .
1.Për të hidratuar lëkurën
Ju mund të ringjallni fytyrën tuaj të cilës i ka rënë çehra, duke aplikuar direkt kos mbi lëkurën tuaj. Sigurohuni të aplikoni një shtresë të trashë në lëkurë dhe ta përsërisni maskën 2-3 herë në javë, për ta patur lëkurën të butë si të një bebi. Maskën mbajeni 10 minuta (mos harroni ta përhapni dhe në qafë kosin) e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
2.Për të eksfoljuar lëkurën
Nëse kombinoni kos me përbërës të tjerë, ju mund të bëni një pastë të butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës. Kosi gjithashtu do të ndihmojë për të ushqyer lëkurën.
Përbërësit për këtë maskë janë 2 lugë gjelle kos dhe një lugë gjelle tërshërë. Përziejini së bashku këta dy përbërës dhe aplikojeni masën e përftuar në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje rrethore.
Përbërësit:
2 Luleshtrydhe të pjekura
1 lugë mjaltë
1 lugë kos
Përgatitja:
Shtypni luleshtrydhet dhe shtoni më pas mjaltin dhe kosin. pjekur. Aplikojeni në lëkurë dhe masazhoni lehtë fytyrën. Lëreni për 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Pasi lëkura të jetë larë plotësisht nga mbetjet e maskës, shpëlajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë