Një ndër problemet më të shpeshta gjatë stinës së vjeshtës, që prek me miliona gra më të gjithë botën, pavarësisht moshës së tyre është rënia e flokëve. Ekzistojnë një sërë faktorësh që numërohen si shkaktarë të rënies në këtë periudhë si: gjenetika, stresi, faktorët mjedisorë, shtatzënia, kequshqyerja, ekspozimi i pambrojtur në diell gjatë verës etj. Opsione të tilla si medikamentet mjekësore mund ta përmirësojnë rënien për një periudhë të shkurtër, por nuk të garantojnë problemin e përhershëm, ndaj trajtimi në shtëpi është gjithmonë funksional. Ne ju propozojmë një maskë, me të cilën do të dashuroheni që pas përdorimit të parë.
Përbërësit: 1 e verdhë veze dhe 2 lugë gjelle çaj jeshil
Vezët, siҫ dihet, janë të pasura me proteina të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve. Por janë gjithashtu edhe të pasura me vitamina: A kundër zbokthit, B që ndihmon flokut me oskigjen, Vitamina D stimulon rritjen e flokut, ndërsa E përmirëson qarkullimin e gjakut. Ҫaji jeshil është një antioksidant i shkëlqyer dhe një stimulues i rritjes së flokut.
Përgatitja: Ajo ҫfarë ju nevojitet është vetëm të përzieni mirë bashkë dy përbërësit derisa të përfitosh një masë homogjene. Aplikojeni maskën duke filluar me skalpin e duke mbuluar rrënjët e deri tek maja. Mbuloni kokën me një kapuҫ dushi dhe mbajeni për 30 minuta. Përdoreni maskën të paktën tri herë në javë për të marrë rezultatin e dëshiruar.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...