Një martesë e keqe me konflikte të shpeshta mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tuaj – sugjerojnë psikologët.
Hulumtuesit e universitetit të Nevadës dhe Michigan-it kanë analizuar 373 çifte për të parë nëse mosmarrëveshjet rreth çështjeve të ndryshme – siç janë çështjet e fëmijëve, financave, aktiviteteve gjatë kohës së lirë, etj. – kanë ndikim negativ në shëndet, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi martuar çiftet e martuar për 16 vjet dhe e kemi krahasuar shëndetin e grave dhe burrave që kanë raportuar se fjalosen shpesh me shëndetin e çifteve që nuk janë fjalosur aq shpesh”, ka thënë Rosie Shrout.
Hulumtuesit kështu zbuluan se konfliktet martesore ndikojnë negativisht në shëndetin e burrave dhe grave, ndonëse ekziston një ndikim më i madh te meshkujt sesa te femrat.
Çiftet që e kanë më të lehtë të merren vesh me njëri-tjetrin gëzojnë përfitime shëndetësore në fillet e para të lidhjes, por ky efekt mbrojtës largohet gjatë viteve të vonshme të martesës.
Konfliktet në lidhje mund të shpijnë në inflamacion, ndryshim në apetit, nivele të larta të kortizolit (hormon i stresit), e që të gjitha këto mund të shpijnë në sëmundje të zemrës apo në sëmundje tjera.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...