Gjatë marrëdhënieve seksuale, ju ndiheni më mirë. Pas aktit, lirohet hormoni oksitonin, i cili i bën njerëzit më të sjellshëm, më të butë dhe ju jep ndjesinë e gjumit dhe relaksit. Femrat e prodhojnë këtë 4 herë më shumë se meshkujt. Oksitocina është një hormon që njihet ndryshe edhe si hormone i “përqafimit” pasi lirohet pas 20 minutash përqafime. Neurotransmiteri tjetër i rëndësishëm është serotonina, e cila paraqet kemikat kryesor antidepresiv dhe mundëson ndjenjën e qeshjes, lumturisë dhe relaksit pas seksit.
Një studim i bërë në Universitetin Belfast thotw se marrëdhëniet seksuale më shumë se tri herë në javë, zvogëlojnw rrezikun e sulmit në zemër ose goditjet në tru.
Marrëdhëniet seksuale rrisin imunitetin tuaj, duke ju mbrojtur kështu nga ftohjet dhe gripit. Është vërtetuar se nëse çiftet praktikojnë aktin seksual dy herë ose edhe më shumë në javë, kanë nivel më të lartë të imunoglobulinës, e cila e ndihmon sistemin tonë imunitar për të luftuar viruset.
Një nga studimet më të mira të bëra për jetëgjatësinë dhe seksin, ka zbuluar se ata persona që bëjnë seks më pak se një herë në muaj, kanë dy herë më shumë gjasa për të vdekur më herët në raport me ata që e praktikojnë dy herë në javë. Aktiviteti seksual ka efekt mbrojtës për shëndetin e njeriut.
Miti më i madh është se të përmbajturit nga ejakulimi e rrit cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermës në vezën e fekonduar. “Kur sperma qëndron në epididymis, tubi i gjatë i lakuar prapa testikujve ku sperma ruhet, ajo shpejt vdes. Vetëm në rastet kur mashkulli ka nivel të ulët të spermës, seksi më i shpeshtë siguron cilësi më të mirë të spermës. Dhe, që të rritet pjelloria, më mirë është që të kryeni marrëdhënie seksuale sa më shpesh se sa të vetëpërmbaheni nga ejakulimi”, thekson gjinekologu Gillian Lockwood.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...