Lindja e një fëmije është një ngjarje shumë e rëndësishme për prindërit, por marrja e statusit prind sjell me vete dhe një modifikim të marrëdhënies në çift dhe shumë pyetje lidhur me prindërimin.
Një studim finlandez studioni 710 familje lidhur me ndikimin që ushtronin marrëdhëniet e hershme familjare në zhvillimin socio-emocional dhe në zhvillimin e mekanizmave psikologjikë mbrojtës të fëmijës.
Në këtë studim u kategorizuan 6 tipe familjesh; kohezive (35%), autoritare (14%), mikse (11%), të tensionuara (4%), të paangazhuara (5%) dhe kundërshtuese (15%). Familjet problematike u vunë re se ndikonin në rritjen e simptomave depresive tek fëmijët duke treguar kështu se vështirësitë që hasin të rriturit për të menaxhuar emocionet e tyre negative përbëjnë një rrezik në shëndetin mendor të fëmijës. Po ashtu, fëmijët e rritur në familje problematike mbështeteshin më shumë në mekanizma psikologjikë mbrojtës (psh. Mohonin ndjesitë e tyre negative ose fajësonin të tjerët).
Rezultatet e këtij studimi tregojnë se fëmijët përshtatin menaxhimin e emocioneve të tyre në mënyrë të tillë që t’i përputhen ambjentit familjar. Familja në tërësi është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...