Që ta përjetoni seksin, është e nevojshme që të shliroheni dhe të liroheni nga frikërat e paarsyeshme.
Nëse keni frikë nga të bërit dashuri, asnjëherë nuk do të mund ta përjetoni atë.
Ja cilat janë gjërat më të shpeshta të cilave vajzat e virgjëra ua kanë frikën.
Organi i madh gjenital
Shumë vajza i frikësohen seksit sepse frikësohen nga madhësia e penisit. Ato kanë përshtypjen se organi i madh gjenital do t’u shkaktojë dhimbje. Kjo është arsyeja pse ato vendosin të mbesin më gjatë të virgjëra.
Humbja e virgjërisë
Për shumë vajza virgjëria paraqet një pasuri e cila duhet t’i dhurohet një mashkulli vërtetë të veçantë. Kjo është edhe arsyeja që disa prej tyre shumë herët angazhohen në seks oral ose anal. Dhimbja gjatë shpërthimit të himenit mund të frikësojë një numër të madh femrash duke zvogëluar dëshirën e tyre për përvoja të reja në shtrat.
Dhimbja
Femrat kanë frikë nga përvoja e parë seksuale për shkak të dhimbjes. Megjithatë pas përvojës së parë shpejt vjen kënaqësia. Një ose dy herë mund t’ju ndodhë të përjetoni dhimbje, por me kalimin e kohës ajo do të zhduket. Përndryshe frika nga dhimbja është e natyrshme dhe partneri juaj do duhej ta kuptonte.
Shtatëzënia
Pasi bën seks, secila femër rrezikon të mbetet shtatëzënë. Seksi pa përdorimin e kondomit mund të jetë argëtues dhe pasionantë, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Jo vetëm për shkak të shtatëzënësisë por edhe për shkak të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Femrat përfshihen shpesh në panik pasi nuk janë të gatshme të bëhen nëna.
Gazërat
Ka disa pozicione në seks që mund të bëjnë që femra gjatë seksit të lirojë ajër. Kjo më së shpeshti ndodh në pozicionin “doggy style”. Vajzat e reja nuk e dinë se bëhet fjalë për ajër dhe ndihen keq për shkak të kësaj
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...