Seksi bën mirë edhe për kujtesën, sidomos pas moshës 50 vjeç. Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit i Universitetit të Wollongong, në Australi, publikuar në revistën “Archives of Sexual Behavior”.
Por kujdes: përfitimet në mendjen tonë mund të jenë të përkohshme dhe zhduken në momentin e ndërprerjes së aktivitetit seksual.
Studimi u realizua me 6016 njerëz të rritur, mbi moshën 50 vjeç. 2672 ishin burra dhe 3344 ishin gra, të cilët iu nënshtruan një testi kujtese mbi episode të caktuara dhe pyetjeve mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore, aktivitetin seksual dhe gjendjen emocionale.
Dy vjet më vonë, iu kërkua atyre të përsërisnin testin dhe rezultati ishte i dukshëm:
Duke patur parasysh sa shpesh putheshin pjesmarrësit, prekeshin apo kishin marrëdhënie me partnerin, dilte në pah se aktiviteti sentimental, të paktën në periudhë të shkurtër, kishte impakt pozitiv në kujtesën e tyre.
Ky rezultat është, sipas studiuesve, nga rritja e neuroneve që seksi stimulon në pjesën e trurit që është enkas për kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë.
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...