Google ADS

Mario tregon tendencat e reja të makeup-it për 2020

23:58 | 15 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Së shpejti ai shënon plot dy dekada në industrinë e bukurisë si grimier dhe mbi 10 vite që punon për Kim Kardashian.

Bëhet fjalë për Mario Dedivanovic i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “People” ku ka parashikuar një ndryshim rrënjësor në industrinë e bukurisë.

Ai u shpreh se më në fund njerëzit do të mund të heqin dorë nga një grim i rënduar duke drejtuar një pamjeje më natyre, një lëkure të freskët dhe të shndritshme dhe qukave të cilat janë preferuar shumë përgjatë dy viteve të fundit. Mario është i lumtur që vajzat dhe gratë çdo ditë e më shumë kërkojnë një grim më të rafinuar dhe të lehtë megjithatë një fytyrë e pikturuar mirë do të jetë gjithmonë e kërkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme