Make up në plazh

18:06 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

T’i japësh vlerë fytyrës duke fshehur me make up e duhur defektet e vogla të lëkurës edhe në plazh, apo në ditët me të nxehta ka qënë e vështirë deri pak kohë më parë.

Pasi mund ta shihje veten të përlyer me rimel apo me njolla për shkak të djersës apo hedhjeve në det. Por tashmë të rejat e kozmetikës e bëjnë më të lehtë tualetin, dhe për më tepër kujdeset për lëkurën.

E rëndësishme është të përgatisni lëkurën për një tualet me një pastërti perfekte, ndjekur nga një hidratim me bazë produktesh me një teksturë të lehtë. Fondotinta duhet të jetë një produkt i studiuar për plazh, me përmbajtje të lartë në gjendje ti rezistojë nxehtësisë dhe diellit. Zgjidhni atë që ka një filtër diellor, të përshtatur për fototipin tuaj, dhe ngjyrën e duhur.
Shmangini më mirë produktet shumë të yndryshme, më të mirë janë ata që aplikohen më lehtë. Jo pluhura, që mund ti zvendësoni me një blush për faqet.
Për sytë është e domosdoshme të përdorni produkte rezistente ndaj ujit, për të shmangur “efektin panda” pas zhytjes së parë në ujë. Edhe një herë, më mirë fokusohuni tek një efekt natyral me nuanca kremoze. Shmangni lapsin pasi nuk ka qëndrueshmëri ndaj ujit, dhe gjeni një rimel antiujë për ti dhënë volum qerpikëve pa rënduar shikimin.
Për buzët, zgjedhim një buzëkuq apo një shkëlqyes hidratues me një faktor të mirë mbrojtës, pasi buzët janë një pikë shumë delikate që thahen lehtësisht. Dhe e fundit, mos harroni, manikyri dhe pedikuri. Këtë verë guxoni me tone të nxehta, nail art me fantazi dhe pak ekstravagancë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme