Nëse do t’ju duhet të zgjidhni një recetë për sot, atëherë kjo është e duhura.
Të gjithë anëtarët e familjes do të kënaqen me këtë recetë të lehtë dhe të shpejtë, por plot shije, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
4 gota makarona, fusilli
5 lugë gjellë vaj ulliri
2 kunguj të njomë, të prerë në copa të vogla
3 lugë gjelle uthull balsamike
2 thelpinjë hudhre, të prera imët
5 gjethe mente të freskëta
Kripë
Piper
¾ e gotës me djath feta e prerë në kubikë
Përgatitja:
Zieni makaronat në një enë të thellë me pak kripë. Pasi të jenë zier, kulloni ato dhe vendosni në ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Pasi të jenë ftohur, spërkatni pak me vaj ulliri dhe lëreni të qëndrojnë ashtu për 5 minuta.
Ndërkohë, kungullin e prerë vendosni në një tigan me vaj ulliri dhe fërgoni për rreth 5 minuta. Spërkateni me uthull balsamike, shtoni hudhrën dhe gatuajeni për disa minuta.
Shpërndani mentën mbi kungull, kriposeni me piper dhe përzijeni mirë.
Vendosni makaronat në një tas të madh me përzierjen e kungujve dhe djathin feta. Butësisht përzieni gjithçka së bashku për të lejuar shijet të kombinohen. Lëreni të pushojë në temperaturën e dhomës për 5 minuta. Përzijeni herë pas here.
Pasi të jenë gati, shërbejeni makaronat menjëherë ose ruani në një enë të mbyllur në frigorifer për një ditë më pas. Mos i ruani më shumë se 48 orë dhe gjithmonë hani në temperaturën e dhomës./arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...