Makaronat gjithmonë janë ide e mirë për drekë, ndërkaq kjo recetë është përsosmëri e vërtetë e shijes
Përbërësit:
– 300 g makarona;
– 3 lugë gjalpë;
– 4 thelpinj të mëdhenj hudhre të bluar;
– 2 lugë miell;
– 150 ml qumësht;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Zieni makaronat sipas udhëzimit në paketim, ndërkaq derisa të zihen ata ju përgatitni salcën.
Në zjarr të fortë shkrini gjalpin në tigan.
Shtoni hudhrën duke e përzier dhe fërgoni 1 – 2 minuta.
Pastaj përzierjen e gjalpit dhe hudhrës përpunojeni në blender derisa tretja të bëhet e lëmuar.
Kthejeni tiganin në zjarr mesatarisht të fortë dhe shtoni miellin. Përzieni vazhdimisht dhe mbani në zjarr përafërsisht një minutë.
Qumështin ngadalë qiteni në tigan derisa me dorën tjetër përzieni shpejt përbërësit në tigan.
Lini të zihen në zjarr të lehtë derisa të dendësohen, duke i përzier vazhdimisht.
Kur makaronat të jenë gati, përzieni në salcë.
Sipas nevojës shtoni kripë dhe piper.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli