Bota natyrore nuk arrin të na befasojë thuajse kurrë, por një takim mes një orangutani dhe një burri në Boneo ka prekur zemrat e miliona njerëzve në të gjithë botën.
Fotografi amator Anil Prabhakar kapi momentin ku një nga majmunët e ishullit indonezian I drejtoi dorën për ndihmë një njeriu, i cili ndodhej në një lum të mbushur me gjarpërinj.
Prabhakar ishte në një ekspeditë të drejtuar nga Fondacioni Survival Borneo orangutan (BOS),në momentin që realizoi foton mbresëlënëse.
“Kishte raportime se në atë zonë kishte shumë gjarpërinj, ndaj dhe rojtari I ishullit erdhi për t’I pastruar ata. Kur rojtari ishte në ujë dhe po pastronte zvarranikët helmues, unë pashë një orangutan të vinte shumë pranë tij duke i zgjatur dorën për ta nxjerrë nga uji, pasi burri e kishte shumë të vështirë për të dale si pasojë e baltës së tepërt”, u shpreh Prabhaker për CNN.
Gjarpërinjtë helmues janë rreziku më i madh për orangutanët në Borneo, të cilët gjithashtu ndeshen nën kërcënimin e zjarreve të pyjeve, duke krijuar vështirësi në ndërtimin e habitateve dhe gjetjen e ushqimit nga ana e tyre./ts/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...