Arrat dhe ajka e qumështit janë një kombinim i fuqishëm, i cili i jep fytyrës suaj shkëlqim dhe heq njollat e errëta nga lëkura. Ndërsa nëse keni akne, atëherë kombinimi duhet bërë arra plus kos…
Cilado qoftë formula që do të zgjidhni, rezultati do të jetë një lëkurë që shkëlqen.
Në rast se nuk jeni të vetëdijshëm për përfitimet që fytyra juaj ka nga arra, ja çfarë duhet të dini…
Arrat janë plot me antioksidantë, vitamina E dhe B, të cilat ndihmojnë trupin për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të lëkurës duke neutralizuar dëmtimin e lëkurës, që shumicën e kohës shkaktohet nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ.
Një tjetër përfitim i arrave është se ndihmon në ngadalësimin e procesit të mplakjes.
Me fjalë të tjera, arrat kanë veti natyrale të cilat e mbajnë fytyrën tuaj përherë të re.
Ato e hidratojnë dhe e ushqejnë lëkurën nga brenda dhe sigurojnë ndihmë për të rivitalizuar qelizat e dëmtuara dhe për rigjenerimin e qelizave të reja, të cilat si përfundim përmirësojnë ngjyrën e lëkurës.
– Ndërsa ajka e qumështit është një nga ilaçet shtëpiakë më të vjetër të përdorur për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.
Ajka është një nga hidratantët më të mirë natyralë për lëkurën e thatë dhe të plasaritur.
Ajka e qumështit gjithashtu vepron si toner zbutës i lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i shtuar lëkurës shkëlqim të shëndetshëm.
Ajka është edhe një nga ilaçet natyralë më të mirë për rrathët e zinj dhe qeset poshtë syve.
Pra, keni rrudha apo njolla kafe në lëkurë, përdorni formulën arra dhe ajkë qumështi.
– Sa u përket fytyra të yndyrshme apo ato që kanë akne, ajka duhet zëvendësuar me kos.
Ky kombinim bën përtharjen e puçrrave dhe heqjen e tepërt të yndyrës, ndërsa në kombinim me arrat që përmbajnë acide yndyrore, e hidratojnë dhe zbusin lëkurën, pa rikthyer yndyrën në kohë afatgjatë.
Arra 4-5 kokrra
Ajkë qumështi – 1 lugë gjelle (për fytyrat me njolla ose rrudha)
OSE: 1 lugë gjelle kos (për fytyrat e yndyrshme ose me akne)
Për të marrë përfitime të plota të kësaj përzierjeje të fuqishme ndiqni hapat e mëposhtëm:
Zhysni arrat në një filxhan ujë për 1 orë dhe shtypini në formën e një paste të trashë (derdheni ujin nëse ka tepër)
Shtoni ajkë qumështi te arrat e shtypura dhe përziejini shumë mirë (ose kosin).
Aplikojeni këtë përzierje (në formën e një paste) në fytyrë të pastër dhe në qafë dhe masazhojeni me lëvizje të buta rrethore për 5 minuta.
Rekomandohet që kjo përzierje të qëndrojë në fytyrë të paktën për 20 minuta.
Thjesht, lajeni me ujë dhe fytyra do shkëlqejë.
Mund ta aplikoni 3 herë në javë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...