Lloji i bukës, bageta duhet të bëhet pjese e listës së pasurisë kulturore të UNESCO-s, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton BBC.
“Bagetën e ka zili e gjithë bota”, ka thënë ai, në mbështetje të shoqatës të furrtarëve francezë, të cilët janë duke bërë kërkesën. Lista e UNESCO-s synon të ruajë traditën nga e gjithë bota.
Komiteti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale takohet çdo vit për të shqyrtuar nominimet.
Furrtarët kanë thënë se nuk ka të bëjë vetëm me emrin dhe formën, mirëpo janë shumë më rëndësi edhe përbërësit.
Ata madje kanë shprehur shqetësimin e tyre për llojet e ndryshme të imitimit të këtij produkti.
Bageta tradicionale është e mbrojtur me ligj në Francë nga viti 1993.
Për t’u cilësuar bagetë tradicionale, ky lloj i bukës duhet të përgatitet nga katër përberës: miell i bardhë, ujë, maja dhe kripë. Ajo nuk duhet të jetë e ngrirë apo t’i shtohen përbërës të tjerë./gsh/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen