Google ADS

Lyerja e flokëve mund të shkaktojë kancer, brunet më të rrezikuara

19:22 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Femrat që përdorin rregullisht bojëra për të ndryshuar ngjyrën e flokëve mund të preken nga kanceri i gjirit.

Kirurgu Kefah Mokbel kreu disa studime ku zbuloi se femrat që lyejnë flokët kanë 14% mundësi për tu prekur nga sëmundja e rëndë.

Ai sugjeroi se disa mënyra për të bërë ndryshime pa u prekur nga përbërës të dëmshëm janë kënaja, hiri i trëndafilit dhe panxhari. Nuk harroi të shtonte se femrat i lyejnë flokët dy deri në pesë herë në vit, ndërkohë që këshillohet vetëm një herë në gjashtë muaj.

Ndërsa faktori më i rëndësishëm që shkakton kancerin e gjirit është ngyra që ne zgjedhim për flokët tanë, ku rezulton se brunet janë më të prekura.

Sipas Independent, akoma nuk është konfirmuar lidhja e vërtetë shkencore midis bojës se flokëve dhe kancerit pasi disa gra të diagnostikuara me këtë sëmundje kanë deklaruar se nuk i kanë lyer asnjëherë flokët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme