Shpesh njerëzit shpërndajnë foto në Facebook, apo në Instagram duke buzëqeshur dhe i shoqërojnë me thënie, apo shkrime për të treguar lumturinë e tyre.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi secili ka adresën e vetë dhe mund të shpërndajë çfarë të dojë. Por ajo që unë kam vënë re, është se persona të ndryshëm që mund të ndodhë të ndahen nga një marrëdhënie afatgjatë me dikë, nisin të shpërndajnë foto sikur janë të lumtur. Kjo më duket diçka e gabuar.
Të kalosh dhimbjen e një ndarjeje, nuk do të thotë t’i tregosh personit tjetër se sa i lumtur je. Mund të jesh i lumtur, edhe pa ia treguar askujt lumturinë tënde. Nëse kam kuptuar diçka në çiftë të ndryshëm, me të cilët kam folur, është se së pari, secili ka kohën e vetë për të vuajtur dhe për t’u qetësuar, dhe së dyti, secili vuan sipas mënyrës së vetë. Ka njerëz që vuajnë në heshtje dhe gjithashtu, njerëz që duan të hapen me dikë për dhimbjen e tyre. Ka njerëz që dhimbjen e ndarjes e kalojnë kollaj, ndërsa disa të tjerë duan muaj dhe vite. Por ajo që nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, është përpjekja e vazhduar për të treguar lumturi nga jashtë, kur në fakt nga brenda mund të ndihesh tepër i vetmuar.
Unë kam njohur njerëz që e kanë kaluar lehtë trishtimin dhe kanë vazhduar përpara me jetën e tyre. Të tjerë përpiqeshin sikur ishin mirë, kur nga brenda ishin tepër të trishtuar. Dhe kjo mënyra e të treguarit sikur je mirë, ishte një mënyrë për t’i komunikuar pa fjalë personit tjetër se, edhe pse mund të mos ishin bashkë, prapë ndihej i lumtur, kur në realitet nuk ishte kështu.
Nuk është gjë e mirë ta bësh diçka të tillë, sepse, në thelb, kjo është një formë vetëshkatërrimi. Nëse e bën diçka të tillë, do të rrish duke menduar nëse e ka parë personi tjetër, nëse ka menduar gjë, nëse ka ndikuar tek ai shkrimi që postove. Kjo gjë të dëmton ty në fund të fundit. Nganjëherë duhet të pranojmë ato që ndiejmë, pa i fshehur, dhe vetëm kështu mund të bëjmë gjënë e duhur për ta kaluar atë ndjesi.
Duhet të kuptojmë se dashuria nis duke dashur fillimisht veten tënde. Respektoje veten, kujdesu për veten dhe mos iu përgjëro askujt për dashuri. Mos e gënje veten tënde. Të pranosh realitetin është një fillim i mbarë për ta kaluar ndjesinë negative që po përjeton. / bota.al
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...