A e dini se simboli i Luanit në Zodiak qëndron për bishtin e luanit, krifën e tij, dhe forcën krijuese të Diellit, i cili është planeti udhëheqës i kësaj shenje? Ja pra, sapo e mësuat.
Vazhdojmë me trilogjinë e shenjave të zjarrit. Sot është radha e Luanit.
Oh mbretërit dhe mbretëreshat e Zodiakut…
Kjo shenjë është aq e dashur dhe miqësore saqë mund të them që njerëzit ju ngjiten. Luani i koleksionon miqtë siç disa prej nesh koleksionojnë këpucët.
Kur njihni një Luan kuptoni që është besnik, i vendosur, gazmor dhe i përgjegjshëm. Për Luanin dita duhet të ketë 48 orë në mënyrë që të mjaftojë për të gjitha gjërat që kanë për të bërë dhe për të gjithë njerëzit që ata duan të takojnë. Vëmendje duhet të jetë emri i tyre i dytë.
Mbretërorët e Zodiakut do bëjnë të pamundur të argëtojnë të gjithë në mënyrë që të jenë ata qendra e vëmendjes. Në punë do përpiqen të mbarojnë gjithmonë të parët që të marrin meritat. Edhe pse në vend të ajrit ata kanë nevojë të thithin vëmendje, kanë një mënyrë shumë të bukur për ta marrë. Janë shumë të qeshur, të çiltër dhe gazmor për këtë arsye të gjithë ata që i rrethojnë e pranojnë këtë “cen” që kanë.
Kjo shenjë e ka qejf famën dhe luksin, por nuk e merr të mirëqenë që e meriton. Ata punojnë fort për të pasur mirëqenie, nuk presin që askush t’ iu fal asgjë.
Por përtej “their shine and glory”, kjo shenjë nuk është aq shkëlqyese dhe me vetëbesim sa duket.
Ata lëndohen lehtësisht dhe është shumë e lehtë që të bësh një Luan të ndjehet i pavlerë. Egoja e tyre është shumë e brishtë, është njësoj si të ecësh mbi lëvozhga vezësh.
Një fjalë mund të mërzisë një Luan për javë të tëra, por e rëndësishme është që e kalojnë, sigurisht pas janë qurravitur pak. Ata kanë zemrën e pastër të një fëmije, është shumë e lehtë të prekësh zemrën e tyre të brishtë.
Një nga tiparet e tyre më të këqija është që përpiqen që t’i zbukurojnë gjërat, edhe kur kanë të bëjnë me raste të pashpresa. Ndonjëherë e bëjnë këtë për të mbrojtur ndjenjat e të tjerëve, herë të tjera e bëjnë për të përfituar ndonjë gjë për vete. Në fund të ditës janë pak egoistë…Ok, shumë!
Kur vjen puna tek marrëdhëniet, qofshin shoqërore, qofshin dashurore, Luani është i rrethuar nga miq dhe admirues, kështu që nuk është e vështirë të gjej një partner. Megjithatë është ca e vështirë që të fokusohet vetëm tek një person. Kjo nuk vjen sepse s’ janë besnik, por vëmendja e ekzalton dhe sa më shumë vëmendje aq më të lumtur janë. Megjithatë është shenjë romantike, e dashur, përkujdesëse.
Nëse pretendoni që personi që keni në krahë t’ iu sjellë lule çdo javë, mëngjesin në shtrat ose t’ iu mbush me komplimente dhe telefonata surprizë, një Luan bën për ju, mos e mendoni me gjatë!
Kur gjërat janë mirë në marrëdhënie Luani është në qiellin e shtatë. Kur gjërat janë keq, do të keni një Luan egoist, xheloz dhe urdhërues.
Në lidhje me karrierën, duket sikur Luanit i pëlqen rruga e shkurtër dhe nuk punon aq sa duhet, por këtu gaboheni. Ata punojnë shumë, por i marrin gjërat me buzëqeshje, nuk ankohen dhe mbi të gjitha përpiqen të gjejnë momentet e përshtatshme për të përfituar për veten. Janë oportunist dhe për këtë arsye lodhen sa gjysma e të tjerëve për të arritur shumë më shumë.
VINI RE: Nëse punoni për një Luan bëhuni gati t’ i mbushni me komplimente dhe t’i jepni shumë respekt dhe JU LUTEM largohuni nga skena! Dihet kush është zoti i kësaj pune…
Persona të famshëm të shenjës së Luanit:
Bill Clinton, Emili Bronte, Charlize Theron, Madonna, Dustin Hoffman, J.K,Rowling, Fidel Castro, Ben Affleck, Steve Martin, Napoleon Bonaparte, Sandra Bullock, Coco Chanel, Robert De Niro./lexo/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...