Një pasagjer nga Britania e Madhe ka pohuar se ai nuk është lejuar të udhëtojë përmes linjes ajrore të kompanisë Turkish Arlines, për shkak se ai ishte i infektuar me HIV.
Peter Finlay, 38 vjeç, kishte rezervuar një fluturim nga Edinburgu në Hurghada në Egjipt nëpërmjet Stambollit më 5 nëntor. Kur i është ofruar tyrezës së kontrollit, atij i është kërkuar të paraqesë nëse ka ndonjë ilaç dhe pasi pohoi, sfafi i Turkish Airlines ka kërkuar nga ai një fletlëshim nga mjeku që ai është i aftë të udhëtojë dhe se sëmundja e tij nuk është infektuese, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
“Nuk besoj se ishte punë e kompanisë, megjithatë unë u tregova i sinqertë”, tha ai. “Mënyra se si u trajtova ishte e tmerrshme”.
Ai ka shtuar se është përpjekur që të marrë letrën e doktorit, megjithatë kompania Turkish Airlines ka refuzuar të rishikojë fluturim për të apo ta kthejë atë pas.
Finlay ka shtuar se kjo është hera e parë që është pyetur në lidhje me sëmundjen e tij, edhe pse ai është i prekur nga virusi që 20 vite./arbresh.info/
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...