Kur lini duhanin, jo vetëm ndalon procesi i plakjes, por lëkura rinohet ndjeshëm. Sipas një studimi (fushatë sensibilizuese) të bërë në Milano, femrat që lënë duhanin rinohen me 13 vjet.
Studimi, i mbështetur nga Komuna e Milanos, nga Shoqata italiane për luftën kundër tumoreve dhe nga Shoqata “Femrat dermatologe”, u bë duke ndjekur 46 femra duhanpirëse për më shumë se një vit.
Sipas drejtuesve të studimit lënia e duhanit ka përfitime mjaft pozitive. “Jo vetëm pakësohen rrudhat, por lënia e duhanit përmirëson edhe ngjyrën dhe shkëlqimin e lëkurës”, ka thënë dermatologia Riccarda Serri. Veç kësaj 75% nga 46 femrat që morën pjesë në këtë studim nuk kanë pësuar rritje në peshë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza