Kujdesi për fytyrën duhet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë e shëndetshme. Është shumë e rëndësishme që për të pasur një lëkurë të bukur dhe pa njolla, ju nuk duhet të përdorni produkte që përveçse të shtrenjta përmbajnë edhe një gamë të gjerë substancash të dëmshme.
Këto produkte nuk janë efektive ndaj duhet t’i shmangni sa më shumë të mundni. Në vend të tyre, duhet të mendoni për mënyra të tjera si maskat natyrale të cilat mund t’i përgatisni edhë vetë në shtëpi.
Duke miksuar produkte që ju përdorni edhe si ushqim, do të mund të keni një fytyrë që e keni dëshiruar gjithmonë: pa njolla dhe plot shkëlqim.
Lëngu dhe tuli i patates janë një mënyrë e vjetër natyrale, e cila përdoret kryesisht për ta zbardhur dhe ndriçuar fyrtyrën, për të larguar njollat, për të larguar njollat, për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, për të ushqyer fytyrat që e kanë lëkurën yndyrore.
Lëngu i patates dhe limoni përmbajnë shumë vitaminë C dhe ndihmojnë që fytyra të ushqehet që nga brendësia, gjë që i jep shkëlqimin natyral nga jashtë.
Ky kombinim është shumë efektiv dhe një nga të rrallët që heq hiperpigmentin dhe njollat e errëta mbi lëkurë.
Kjo përzierje ndihmon qelizat e trupit për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të zbardhur rrathët e zinj rreth syve.
Një nga përfitimet është se ndihmon për të pastruar lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura të saj dhe papastërtitë dhe është efektive edge për të zhdukur nxirjen nga dielli.
Ja çfarë nevojitet për të përfituar këtë maskë mrekullibërëse:
Përbërësit:
1 patate
½ limon
Përgatitja:
Së pari qeroni pataten, lajeni mirë, prejeni në copa dhe shtonjeni në një blender. Më pas, shtrydhni një gjysmë limoni dhe shtojeni lëngun e tij tek patatet.
Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene të cilën do ta përdorni si maskë për fytyrën.
Aplikojeni këtë maskë në lëkurën tuaj me lëvizje rrethore dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...