Ata që takohen në internet, ka shumë gjasa që të bëjnë një jetë të gjatë së bashku, edhe të lumtur.
Aplikacionet e ndryshime për takime si Tinder, vazhdojnë të përdoren nga njerëzit e rritur në mënyrë që të gjejnë personin e tyre të zemrës, transmeton portal arbresh.info
Numri i njerëzve që përdorin këto aplikacione është rritur sidomos gjatë pandemisë.
Këtyre lloje të takimeve, u ka dhënë shpresë të madhe një studim zviceran që gjeti se lidhjet që krijohen online kanë gjasa që të zgjasin më shumë.
Dhjetë shenjat e një marrëdhënieje jo të shëndetshme
Hulumtimi u krye në Zvicër në 3,235 çifte mbi moshën 18 vjeç dhe psikologët arritën në përfundimin se ata njerëz që përdorin aplikime për të takuar një shok shpirti kanë qëllime shumë më të mëdha dhe më të forta në një marrëdhënie dashurie, dhe për këtë arsye shanse më të mëdha për të gjetur personin e duhur dhe që marrëdhënia të zgjasë.
Gjithashtu, ata çifte që takohen në internet shumë më herët duan të fillojnë të jetojnë së bashku.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se aplikacionet ndihmojnë lidhjet në distancë, ndërsa ata që takohen përmes këtyre aplikacioneve ka të ngjarë që të duan fëmijë dhe janë më të kënaqur seksualisht./arbresh.info/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...