Gjuha e njeriut është shumë e ndjeshme ndaj shijeve të cilat përcaktojnë edhe nepsin ndaj ushqimeve të caktuara.
Shija e kripur mund të mos ketë përfitime të mëdha por nxit dëshira dhe neps të paparë.
E gjithë kjo dëshirë për të kripurat ka nxitur shumë pikëpyetje në mesin e ekspertëve sipas të cilëve ka një lidhje të fortë mes kripës, depresionit dhe stresit.
Kripa dhe depresioni
Një studim i publikuar në revistën Appetite, zbuloi se sodiumi, përbërësi kryesor i kripës ndihmon në shuarjen e depresionit.
Kjo nuk do të thotë të rrisni sasinë e kripës, por mundohuni ta zëvendësoni me erëza pikante etj, dhe reduktimin ta bëni gradualisht.
Kripa është armik i tensionit të lartë, sëmundjeve të veshkave etj, ndaj kujdes nëse vuani nga sëmundje të tilla.
Meshkujt dhe gratë në depresion janë më të prirur të hanë më shumë ushqime me kripë.
Kjo lidhje mes të dyjave nuk nënkupton se sasia e ulët e kripës shkakton depresion, por në psikologjinë e njeriut diçka që të bën të ndihesh mirë, kthehet në rutinë.
Kripa dhe stresi
Një studim izraelit sugjeron se njerëzit janë të prirur të hanë gjëra të kripura sepse i bën të ndihen më mirë.
Ata thonë se një sasi e vogël bajamesh apo kikirikësh me kripë mund t’ju ndihmojë të jini më të qetë e më pak të stresuar.
Sipas tyre, ushqimet e kripura ndikojnë tek nivelet e oksitocinës, hormonit të kënaqësisë dhe qetësisë.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që kur të jeni të stresuar të hani sasi të mëdha ushqimesh të kripura.
Kjo mund të ketë një ndikim negativ tek pesha trupore dhe te sëmundjet e lartpërmendura.
Për të garantuar një sasi të shëndetshme të kripës, në vend të patatinave të dëmshme ju mund të konsumoni arrorë të kripur.
Ato janë të pasur me yndyra të shëndetshme. Por edhe këto me sasi jo të tepruar. Një grusht arrorë janë mjaftueshëm.
Një alternativë tjetër është që të konsumoni kastravecë, karota dhe domate të kripura lehtë.
Sasia ditore e rekomanduar e sodiumit është më pak se 2300 miligramë në ditë./AgroWeb/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde