Kush thotë që seksi kur je tapë nuk është më i miri gënjen! Në rregull ndoshta jo… Por ka njëfarë të vërtete.
Ndërsa seksi-tapë mund të mos jetë ide e mirë, të pish disa gllënjka para se të fillosh lojën “kush zhvesh kë i pari” mund të jetë e mirë për trupin.
Studime të reja tregojnë se alkooli mund të të ndezë zjarrin e brendshëm, por kujdes, jo të gjitha llojet e alkoolit.
Sipas shkencëtarëve, një apo dy gota verë të kuqe në ditë mund të përmirësojë jetën tuaj seksuale. Quercetina, një përbërës i gjetur në verën e kuqe, bllokon enzimën UGT2B17, që përdoret nga organizmi mashkullor për të larguar testosteronin.
Meshkujt dhe vera
Hulumtimet tregojnë se burrat që pinë dy gota verë të kuqe në ditë kanë një nivel testosteroni më të lartë se ata që nuk pinë verë të kuqe. Niveli i lartë i testosteronit rrit dëshirën për të bërë seks.
Femrat dhe vera
Pirja e verës së kuqe rrit sasinë e gjakut që shkon drejt zonave erogjene, duke zgjuar dëshirën për seks. Por, kjo nuk do të thotë që sa më shumë verë të pish aq më shumë do të rritet oreksi seksual. Dy gota në ditë mjaftojnë. Kaq!
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...