Me buzëkuq, buzët mund të duken shumë të bukura dhe të flasin për stilin tënd, por nëse janë natyrale, mund të tregojnë diçka më të rëndësishme, problemet me shëndetin. Këtu janë disa simptoma që, sipas mjekëve, janë të padëmshme, por edhe të tjera, të cilave duhet t’u kushtosh vëmendje.
Buzë të thata dhe të ashpra
Mund të jesh e dehidratuar, kështu që në vend që t’i lyesh me një shtresë tjetër balsami, pi një gotë ujë dhe korrigjoje problemin së brendshmi. Nëse e ke zakon t’i lëpish buzët, rezisto, thotë Dr. Robert A. Kominiarek. Pështyma mund ta thajë lëkurën, duke i bërë buzët më të thata dhe të ashpra. Ende të ashpra pas hidratimit? Esfoliant dhe pastaj hidratoji.
Të plasaritura në kënde
Mund të kesh myk, jo atë lloj myku, mos u shqetëso. Nëse gjatë natës të del pështymë nga goja ose mban një mbajtës ortodontik, bakteret mund të grumbullohen rreth gojës dhe të shkaktojnë infeksion”,- thotë dermatologu Dr. Mona Gohara. Është një problem i zgjidhshëm. Konsultohu te mjeku i përgjithshëm ose dermatologu për një mjekim antimykotik.
Ndryshimi i ngjyrës
Problemet mund të variojnë nga më të voglat (mund të kesh ngrënë një lëpirëse me ngjyrë) te më të rëndat (sëmundje mëlçie). Shko te doktori nëse ngjyra jonormale nuk largohet ose nëse shoqërohet me shenja të tjera. Një shkak tjetër: duhanpirja.
Fryrja
“Buzët e fryra mund të jenë rezultat i një goditjeje ose një alergjie”,- thotë Dr. Timothy Chase. Nëse të fryhet gjuha, të djegin buzët, ke urtikarie në lëkurë, ose kruarje fyti, kërko ndihmë mjekësore: mund të kesh një reaksion serioz nga diçka që ke ngrënë ose prekur.
Zbehtësia
“Mosekspozimi në diell mund të shkaktojë zbehtësinë e buzëve”,- shprehet qartë Chase. Bëj një shëtitje në diell, por vendos krem mbrojtës. Kominiarek thotë që nëse sheh mungesë ngjyre edhe në zona të tjera të trupit, duhet të vizitohesh për të bërë analizat për anemi ose ndonjë sëmundje më të rëndë.
Dhembja
I ke buzët të ndjeshme ndaj prekjes dhe pak të ndezura rreth cepave? Ndjeshmëria ndodh në reaksionet e fuqishme alergjike, por nëse i ke buzët të inflamuara ose të kuqe do të thotë që je alergjik nga diçka e zakonshme dhe pa rrezik, si pasta e dhëmbëve ose buzëkuqi, thotë Gohara. Mbaj një ditar të shfaqjes së irritimeve dhe mos përdor ato produkte që mund të jenë shkaku.
Flluska herpesi
Fluskat janë rezultat i virusit të herpesit, por mos u shqetëso. Kanë ikur kohërat kur njerëzit me herpes duhej të mbusheshin me flluska. “Zakonisht njerëzit ndjejnë disa pickime para se të shpërthejnë shenjat në sipërfaqe. Sapo të kesh këtë ndjesi, mund të vendosësh një lloj medikamenti që merret me recetë për të parandaluar flluskat”, spjegon Gohara. Ajo këshillon të shmangësh faktorët stimulus si ekspozimi i gjatë në diell. Një paralajmërim i mirë për këdo është të vendosni krem mbrojtës.
Po tani, mund ta thuash çfarë pamje kanë buzët e tua?
Me kaq simptoma problematike, vështirë të kuptosh si duhet të jenë normalisht buzët. Me fjalë të përgjithshme, buzët duhet të jenë “rozë e thellë, të buta dhe të lëmuara” thotë Chase.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...