Google ADS

Lëvizja #MeToo ‘kaplon’ Serbinë, pasi aktorja rrëfeu se ishte përdhunuar nga profesori i saj

23:44 | 27 Janar 2021
Trina Galanxhi

Aktorja serbe, Milena Radulovic, e cila akuzoi ish-profesorin e saj të dramës për përdhunim gjatë javës së kaluar, ka marrë një mbështjetje nga mijëra gra në Ballkan, të cilat i janë bashkuar asaj me sloganin: “Nuk je vetëm”.

Aktivistet e të drejtave të grave, besojnë se ndryshimi ndaj qëndimit patriarkal që mbizotëron në Serbi, do të fillojë të ndryshojë, shkruan AFP, tranmseton portali arbresh.info

“Për katër vite me rradhë, unë jam duke mbledhur vetën që të qetësojë shpirtin tim, dhe të rrëfej dhimbjen time”, tha një grua tjetër që pësoi sulm seksual në moshën 14 vjeçare.

Ajo dhe të tjerët janë inkurajuar nga 25-vjeçarja Milena Radulovic, aktorja që theu akullin gjatë intervistës të botuar në gazetën serbe “Blic”.

Milena akuzoi profesorin dhe producentin e famshëm 68-vjeçar të teatrit në Beograd, Miroslav Aleksic, për përdhunimin.

Në një sondazh të OSBE-së në vitin 2019, 22 përqind e grave serbe të anketuara thanë se kishin përjetuar dhunë fizike ose seksuale nga duart e një partneri apo të një burri tjetër që nga mosha e re.

Në raport gjithashtu thuhet se më shumë se 41 përqind të grave janë të ekspozuara nga ngacmimet seksuale, shifër rreth 10 përqind më e lartë se në BE, e cila tregon një “tabu” në raport me raportimin e abuzimeve seksuale.

Në Serbi, fitorja e parë e madhe “Me Too” filloi nga Marija Lukic, një ish sekretare që luftoi me turpin publik për të çuar shefin e saj, kryetarin e një qyteti të vogël, në gjykatë për ngacmime seksuale dhe sulme në vitin 2018.

Ai u dënua në korrik të vitit 2020 me tre muaj burg.

Ngacmimi seksual u kriminalizua në Serbi në 2017, por ligji i vendit për përdhunimin ende kundërshton Konventën e Stambollit për luftimin e dhunës ndaj grave, të cilën Beogradi e ratifikoi në 2013.

Përdhunimi vazhdon të përkufizohet si “një veprim i kryer me detyrim, forcë ose kërcënim, dhe jo si një akt seksual për të cilin viktima nuk ka dhënë pëlqimin”.

Një peticion që kërkon trajnim mbi “njohjen, përgjigjen dhe metodat e mbrojtjes nga dhuna seksuale” në shkollat serbe ka mbledhur gati 10 mijë nënshkrime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme