Google ADS

Letra e një 24-vjeçari në prag të vdekjes

08:27 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Unë jam vetëm 24 vjeç dhe sapo zgjodha kravatën time të fundit. Është kravata që do vesh në funeralin tim pas pak muajsh. Ndoshta nuk më përshtatet me kostumin, por është perfekte për rastin në fjalë.

Diagnoza e kancerit erdhi shumë vonë për mua, të paktën para se ta mendoja një jetë të lumtur e të gjatë për veten. Mënyra e jetesës sime, ekzistenca ime ose diçka tjetër nuk do të kenë fare rëndësi sepse unë jetova pa bërë asgjë që kishte rëndësi.

Para se ta merrja lajmin për sëmundjen time mendoja shumë gjëra të kota por pastaj e kuptova se çfarë kam humbur duke u brengosur për gjërat që nuk kanë rëndësi, e duke i lënë anash ato që janë shumë të rëndësishme. Kështu që unë po ju shkruaj juve për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës sime duke e shpërndarë këtë konkluzion që e kam bërë për jetën në përgjithësi:

– Mos e harxhoni kohën duke bërë punën që nuk ju kënaq. Është më se e qartë se ju nuk mund të keni sukses në një punë që nuk e doni. Durimi, pasioni dhe dedikimi vijnë vetëm kur e doni atë që bëni.

Është budallallëk të frikësohesh nga opinioni i të tjerëve. Frika ju bënë të dobët dhe ju paralizon. Nëse e lini frikën të komandoj me ju atëherë do të bëhet keq e më keq çdo ditë, derisa të mos mbetet asgjë nga ju, vetëm një figurë false e juaja. Dëgjoni zërin e brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa njerëz mund t’ju quajnë të çmendur, por disa do t’ju mendojnë si legjendë.

– Merrni kontrollin e jetës tuaj. Merrni përgjegjësinë e plotë për gjërat që i bëni. Evitojini shprehitë e këqija dhe përpiquni që të bëni jetë të shëndetshme

– Vlerësojini njerëzit përreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të jenë gjithmonë një përkrahje e madhe dhe një burim i forcës dhe i dashurisë.

Unë nuk jam i mërzitur se po vdes, sepse pikërisht ditët e fundit të jetës time janë bërë më me kuptim. Unë vetëm refuzoj ta pranoj se nuk do t’i pres disa projekte të rëndësishme, të cilat me vite i kam pritur. Gjithashtu shpresoj se lufta në Siri dhe në Ukrainë të përfundoj sa më shpejt.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë. Jeta jonë është një tregim i shkurtër në këtë planet të bukur që përfundon tepër shpejt. Andaj, shijojeni kohën tuaj në këtë jetë, me pasionin më të madh.

Bëjeni jetën tuaj interesante. Bëjeni të vlefshme!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme