Edhe pse shumica e femrave do të shqetësoheshin nga një veprimi këtillë, shkenca ka treguar që jo vetëm kthimi i shikimit ndaj femrave të tjera është dukshëm i pasherr, por është krejtësisht i natyrshëm për meshkujt.
Tregimi klasik – mashkulli kthen shikimin në drejtim të femrës me të cilën nuk është në lidhje, ndërkaq femra me të cilën është në lidhje për këtë shkak hidhërohet shumë.
Megjithatë duhet ta dini që ata e bëjnë këtë për tri arsye:
Për shkak të funksionit të trurit
Hulumtimet tregojnë që pjesa e trurit të mashkullit është e lidhur me kërkimin e partnerit seksual 2.5 herë më shumë se sa pjesa e njëjtë te femrat. Thjesht, e kanë në natyrë që të kthejnë shikimin nga “femra” potenciale.
Testosteroni ka rol të madh
A e keni ditur që meshkujt në venat e tyre kanë gjashtëfish më shumë testosterone sesa femrat? Ky hormon ul kontrollin e impulseve, për ç’shkak mund të thuhet që meshkujt një herë shikojnë dhe tek pastaj mendojnë.
I tërheqin gjërat e reja
Hulumtimet tregojnë që femrat ndihen joshëse ndaj personave të njohur, ndërsa për meshkujt është e zakonshme që i joshin gjërat të cilat nuk i kanë parë, transmeton telegrafi. Në këtë kategori hyjnë edhe veturat e reja, por edhe femrat e panjohura.
Nëse u bërtitni atyre kur kthehen të shikojnë një veturë të mirë, kurrë mos ktheni shikimin nga femra e bukur, sepse kjo më së shpeshti vetëm do të kënaqë kureshtjen.
Kur të pushoni të nervozoheni rreth diçkaje që përfundimisht është e pashmangshme, nuk do të grindeni pa nevojë me partnerin, megjithatë edhe martesa juaj do të jetë e harmonishme.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...