Imagjinoni të shkoni tek mjeku i syrit sepse qepalla juaj e sipërme është fryrë dhe ju dhemb. Mjeku ju tregon se është një cistë, por më pas kirurgu u gjen një lente kontakti.
Gruaja e kishte mbajtur lentën e syve në qepallë për 28 vjet, transmeton portali arbresh.info
Kjo është ajo që ndodhi me një grua 42-vjeçare britanike, sipas një raporti të botuar kohët e fundit në revistën “Case Reports” të BMJ.
Cista ishte rritur për një periudhë të shpejtë, ndërsa kirurgët gjetë se ajo ishte future në mënyrë perfekte në inde dhe gjatë procesit të heqjes, lentja kishte plasaritur dhe ishte copëtuar.
Gruaja mbeti e hutuar, por nëna e saj i kujtoi asaj një aksident kur ishte 14 vjeçe. Ndërsa luante, ajo goditi syrin e majtë me valixhe. Gjatë asaj kohe ajo mbante lenta të forta dhe lentat që kishte humbur nuk u gjetën kurrë.
Shenjat paralajmëruese të një lente të bllokuar shfaqin dhimbje të fuqishme, skuqje të syve dhe ndjeshmëri.
Mjekët sugjerojnë që në raste të tilla, mjekët duhet të jenë në dijeni për të kaluarën e sëmundjes./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...