Lakra është burim i fibrave dhe beta-karotenit, si dhe i vitaminave K, E, C, B1 dhe B6, si dhe i hekurit, magnezit, jodit dhe kalciumit.
Lakra është një nga bimët më të përhapura në rajonin tonë. Ajo mund të gjendet pothuajse në çdo kohë të vitit me një çmim të volitshëm dhe është i pashmangshëm tek të ushqyerit e çdo familjeje. Përveç kësaj, lakra është shumë e shëndetshme dhe shëruese dhe mund të përdoret për parandalimin dhe zbutjen e simptomave të sëmundjeve të shumta.
Edhe pse, nuk është veçanërisht i shijshëm, lëngu i lakrës është jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe ka shumë përparësi.
Lakra është burim i fibrave dhe beta-karotenit, si dhe i vitaminave K, E, C, B1 dhe B6, si dhe i hekurit, magnezit, jodit dhe kalciumit. Studimet tregojnë se konsumi ditor i lëngut të freskët të lakrës mund të përmirësojë shëndetin dhe të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve të shumëfishta.
Ul rrezikun e shfaqjes së kancerit
Lëngu i lakrës ka efekt të fuqishëm antikancerogjen dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit, zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve.
Forcon imunitetin
Studimet tregojnë se lakra e forcon imunitetin dhe mbron nga ftohjet dhe infeksionet, ndërsa është e mirë edhe për zbutjen e simptomave të alergjive.
Mbron zemrën
Lakra është burim i shkëlqyeshëm i selenit, i cili ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tensionit të lartë të gjakut dhe sulmit në tru.
Stimulon funksionin e trurit
Falë përqindjes së lartë të vitaminës K dhe antocianineve, lakra përmirëson koncentrimin, fokusin dhe kujtesën.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona