Koronavirusi na ka mësuar dhe do të na mësojë shumë, mjafton të dimë ta dëgjojnë: 13 leksione që duhet të mësojmë nga përvoja që kemi kaluar
1-Na ka mësuar që pavarësisht çfarë kemi arritur në jetë, para sëmundjes jemi të gjithë të barabartë.
2-Na ka mësuar që të gjithë jemi të lidhur; diçka që na godet ne do të prekë edhe të tjerë dhe kufijtë fals që kemi vendosur kanë pak vlerë.
3-Na ka mësuar se nuk ka gjë më të çmuar se shëndeti ynë dhe nëse nuk kujdesemi për veten, sëmuremi.
4-Na ka mësuar që jeta është e shkurtër dhe duhet të bëjmë gjërat që janë më të rëndësishme; të ndihmojmë të tjerët e sidomos ata që janë të moshuar ose të sëmurë.
5-Na ka mësuar se sa materialiste është bërë shoqëria dhe se si në momente vështirësie ri zbulojmë elementet bazë për të cilat kemi nevojë (ushqim, ujë, ilaçe)
6-Na ka mësuar sa e rëndësishme është jeta jonë familjare dhe se sa e lëmë pas dore ditë pas dite.
7-Na ka mësuar se puna jonë nuk është puna jonë sepse nuk është ajo që bëjmë arsyeja për të cilën jemi krijuar; detyra jonë e vërtetë është të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të mbrojmë të dashurit tanë.
8-Na ka mësuar se duhet të mbajmë nën kontroll egon tonë sepse s’ka rëndësi sa bukur mendojmë apo sa të zotët janë të tjerët; një virus mund ta ndalë botën tonë.
9-Na ka mësuar se ose duhet të mësohemi të jemi të durueshëm, ose t’ia dorëzojmë veten panikut.
10-Na ka mësuar se ky mund të jetë fundi, por edhe një fillim i ri; mund të jetë një moment refleksioni, mirëkuptimi nga ku mund të mësojmë nga gabimet tona.
11-Na ka mësuar që Toka është e sëmurur dhe duhet të paguajmë faturën për çdo gjë të keqe që i kemi bërë.
12-Na ka mësuar se pas çdo ngjitjeje, ka gjithmonë një dishezë; jeta është një proces ciklik dhe ne po jetojmë fazat e këtij cikli.
13-Ndërkohë që shumë e shohin Koronavirusin si një fatkeqësi të madhe, ti mund ta shohësh si një moment korrigjimi dhe të përmirësosh të ardhmen./tring
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj