Këtë të dielë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” u ballafaqua një çift nga një fshat i Durrësit, të cilët jetojnë prej vitesh të ndarë për shkak të emigracionit.
Anila Bushi, akuzon bashkëshortin e saj Qemalin se nuk po kryen detyrimet familjare duke u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, më i madhi i të cilëve vetëm 16-vjeç. Problem për marrëdhënien mes çiftit është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, aty ku kanë ndërtuar edhe një shtëpi.
Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” këtë pronë në vitin 2013 duke i paguar sërish para pronarit, nga i cili e kishte blerë edhe Qemali, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e Sytkiut.
Por duket se 38-vjeçares përveç pronës, nuk i intereson asgjë, as bashkëshorti i saj. Sipas saj largësia prej shumë vitesh dhe fakti që Qemali vazhdimisht mbron vëllezërit, dhe nuk i qëndron në krah gruas dhe fëmijëve ka sjellë edhe ftohje në çift dhe e ka bërë martesën e tyre jo-funksionale.
Anila shtoi se nëse do Qemali mund të ketë edhe një jetë tjetër në Suedi, ku është shpërngulur pas shumë vitesh në Greqi ndërsa Qemali nga ana tjetër pohon se mund të ketë lidhje jashtëmartesore.
Pjesë nga dialogu mes tyre:
Anila: Edhe dashnore le të ketë zonja Eni. Nuk më intereson. Dua që të ndalet konflikti.
Eni Çobani: Aaa. Nëse ju jeni e sigurt që ai ka një jetë tjetër atje, është shumë e rëndë kjo. Juve po ju akuzon bashkëshortja shumë rëndë zoti Qemal. Keni një jetë tjetër në Suedi? Nuk besoj.
Qemali: Po emigrantë jemi, të lirë jemi atje. A mund të më thuash një emigrant që nuk ka dikë.
Anila: Shikoje zonja Eni. Dhe unë me 3 fëmijët këtu.
Eni Çobani: Tani unë jam pa fjalë. Nëse të gjithë emigrantët…e thatë për shaka besoj.
Qemali: E thashë për shaka zonja Eni.
Eni Çobani: A për shaka, por gjysma e shakasë është e vërtetë kështu që…
Anila: Po, po, për shaka, nuk më intereson shakaja zonja Eni. Le të ketë edhe dashnore, nuk më intereson zonja Eni.
Eni Çobani: Besoj që emigrantët jashtë nuk shkojnë për këto qëllime. Shkojnë për të mira materiale për familjet që lënë këtu. Dhe i përshëndesim të gjithë emigrantët.
Anila: Zonja Eni, qetësia materiale është qetësia e familjes.
Eni Çobani: Po burri ka rëndësi për ty se s’po e dëgjoj fare burrin?
Anila: Nuk mundem zonja Eni, asnjë të drejtë nuk ka zonja Eni. Më ka lënë në mes të rrugëve me 3 fëmijë.
Qemali: A po dëgjon pak? Më duket në këtë mes ke faj edhe ti pak. Më fal, por dua me ta shpreh. Se këto gratë i ke bërë si nxitëse.
Ardit Gjebrea: 1 minutë se kjo më pëlqen tani. Mirë gjithë të tjerat, por më fal, na doli me faj edhe zonja Eni. Po pse?
Qemali: I ke bërë gratë nxitëse dhe ku do të shkojmë? Shkojmë tek Eni Çobani? Ju përgëzoj dhe je grua e hekurt, ama është shumë peshë u ke dhënë.
Eni Çobani: U jap dorë grave? Po mirë unë nuk marr vetëm gratë, por marr edhe burrat. Burri këtu më thotë zonjë, unë jam i lirë atje, do të bëj edhe një jetë tjetër, kjo zonja le të rrijë këtu. Si thau ti ta pranoj unë këtë?
Qemali: Ndoshta bëj edhe gabim dhe kërkoj ndjesë. Por më duket një gjë e tepërt ndaj grave kjo.
Eni Çobani: Unë po të isha në vendin e Anilës do ta kisha të vështirë të thoja bëj çfarë të duash. Unë s’jam nga ato që të them ty bëj çfarë të duash.
Anila: Zoti Ardit mua nuk më intereson fare. Fare nuk më intereson.
Ardit Gjebrea: Çfarë nuk të intereson?
Anila: Burri nuk më intereson fare. Fare, fare, fare.
Ardit Gjebrea: Si moj nuk të intereson burri?
Anila: Kam 3 djem si 3 yje. Përderisa ky nuk gjen një zgjidhje, që të jetojë gruaja me 3 fëmijët.
Ardit Gjebrea: Po sa vjeçe je ti?
Anila: 38.
Ardit Gjebrea: 38 vjeçe dhe s’të intereson burri?
Anila: Fare, sepse ma ka mbush kupën zoti Ardit.
Qemali: Ka mundësi të mbyllë pak gojën, që të mos i shkoj unë tek goja dhe t’ia mbyll. Se ia mbyll gojën unë. Po ta mbyllë pak gojën.
Anila: Ky është akoma me kohën e “Baba Qemos” Zonja Eni. Sundon gruan, mban vllazninë. Nuk i intereson gruaja me 3 fëmijët. Unë skam nevojë për këtë, të shkojë të jetojë me vëllezërit, me nënë, me kë të dojë. Kam 3 fëmijët e mi si 3 yje.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...