rudhat janë shenja e parë e plakjes dhe ato ndikojnë sigurisht në vetëvlerësimin tonë.
Mos harroni, është me të vërtetë shumë e vështirë për të trajtuar rrudhat e thella pasi kjo merr më shumë kohë dhe durim.
Ju mund të përdorni kremra fytyre të ndryshme por megjithatë duhet ta pranojmë që natyra gjithmonë ka zgjidhjen më të mirë për ne dhe për lëkurën e fytyrës, transmeton Klan Kosova.
Provoni këtë toner të fytyrës në shtëpi – ngadalësojeni plakjen dhe dukuni bukur.
Përbërësit:
1 limon
Gjysmë gote birrë
Gjysmë gote lëng trëndafili
Përgatitja dhe aplikimi:
Shtrydheni lëngun e limonit. Shtoni birrën dhe lëngun e trëndafilit.
Përzieni mirë këtë lëng dhe më pas vendoseni këtë toner (pastrues) në fytyrë të pastër. Për ta aplikuar këtë toner më mirë, përdorni pambuk për fytyrë.
Lëreni që toneri të qëndrojë për pak kohë në fytyrë, në mënyrë që të keni rezultate më të mira.
Për rezultate më efektive, vendoseni këtë pastrues fytyre para se të flini dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës.
Ju do të zgjoheni me lëkurë më të butë dhe me më shumë shkëlqim.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...