Një nga gjërat më të bezdisshme për femrat janë qimet e fytyrës, por akoma më të bezdisshme janë metodat e dhimbshme për t’i hequr ato.
Zgjoheni në mëngjes dhe i vini vetes qëllim të eleminoni ato 5 qimet e mbetura mbi buzë, nuk doni aspak që ndonjë gojëlig, larg qoftë, t’ju identifikojë me partnerin tuaj. Ndërmjet mënyrave torturuese si piskatorja, depilimi me pe, strisha e dyllit apo depilimi me sheqer, mundohuni të zgjidhni më pak të dhimbshmen dhe efektiven.
Edhe pse keni i provuar me dhjetëra herë dhe sërish nuk keni arritur rezultatin e duhur, nuk keni ç’bëni tjetër. Megjithatë, ka plot metoda natyrale për heqjen e qimeve të fytyrës pa dhimbje. Living ju prezanton një mënyrë të thjeshtë të cilën mund ta praktikoni në shtëpi.
Përbërësit e nevojshëm:
– 1 lugë gjelle miell bajamesh
– 1 lugë çaji sheqer kaf pluhur
– 2 të bardha veze
Në një enë shtoni gradualisht miellin e bajameve dhe sheqerin kaf dhe përziejini me njëri-tjetrin. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e bardhë dhe shtojini tek mielli e sheqeri. Shtoni disa pika vaj ulliri sipas dëshirës ose çfarëdo lloj vaj esencial të keni në shtëpi.Aplikoni pastën në zonën sipër buzës së sipërme ku dhe dalin mustaqet, mbajeni për 5 minuta, derisa të thahet. Pasi të thahet, hiqni nga fytyra duke masazhuar fytyrën në formë rrethore. Pastaj, mund të lani fytyrën dhe të shikoni rezultatin. Do të ngeleni të pa fjalë. Mos harroni të përdorni një hidratues pas heqjes së maskës./living.al/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...