Tani që po i lyejmë flokët në shtëpi, kemi një problem të përbashkët: Njolla boje në ballë, në veshë, poshtë qafës. Është thjesht diçka që nuk shmanget.
Tani ju mund të jeni një nga ata njerëzit e zgjuar që nuk harron të vendosë vaselinë apo krem hidratues në rrethin e flokëve para se të nisë me lyerjen. Ose mund të jeni si ne, që harroni çdo herë.
Në momentin që sheh se je përlyer me bojë, instinkti të thotë ta pastrosh me ujë dhe sapun. Në fakt, e mira e të mirave është ta lini bojën për pak kohë në lëkurë. Sa më gjatë të qëndrojë, aq më lehtë hiqet.
Për sa i përket heqjes, siç plumbi del me plumb, edhe boja del me bojë. Kur të mbaroni lyerjen e flokëve dhe pasi keni pritur minutazhin e nevojshëm merrni ç’ka mbetur në tas dhe aplikojeni në zonat ku jeni bërë pis. Fërkojini zonat me mollëza në mocion rrethor, fshijini me letër dhe lajeni me ujë. Pavarësisht ngjyrës, funksionon çdo herë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...